Botë

Merkel dridhet nga dehidrimi gjatë takimit me Zelenskin

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel dukej sikur nuk ishte mirë me shëndet dhe dridhej gjatë takimit të sotëm në Berlin me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski.

Merkel qëndroi pranë Zelenskit në diell, ndërsa grupi ushtarak luajti himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.

Megjithatë, sipas AP-së, pas intonimit të himnit, Merkeli kaloi përmes tepihut të kuq me Zelenski dhe hyri në ndërtesën ku gjendet zyra e saj, transmeton ksp.

Para se të bashkohej, ajo ndaloi për të përshëndetur grupin ushtarak.

Kancelarja tha në konferencën për shtyp se ishte më mirë me shëndet.

"Që atëherë, kam pirë të paktën tri gota ujë dhe tani jam shumë mirë", tha Merkel.

Ajo, një orë pas takimit me Zelenski, tha në një konferencë të përbashkët për shtyp se ata diskutuan çështjet bilaterale dhe procesin e paqes në Minsk.

Kancelarja mbush 65-vjet muajin e ardhshëm dhe nuk dihet nëse ka probleme shëndetësore.