Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sërish dridhet Angela Merkel

Për herë të dytë, brenda pak javësh, kancelarja gjermane Angela Merkel është dridhur sërish.

Në një takim me presidentin Frank-Walter Steinmeier në Pallatin Bellevue në Berlin, Merkel mëngjesin e sotëm pësoi sërish dridhje, shkruan The Guardian, përcjell Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në video shihet se Merkelit iu ofrua një gotë me ujë.

Merkel, 64-vjeçe, po merrte pjesë në një ngjarje që po shënonte largimin e ministres së Drejtësisë, Katarina Berley.

Gjatë javës së kaluar, kujtojmë se gjatë takimit me presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski, Merkel pati dridhje të ngjashme.

Lexo edhe: Merkel dridhet nga dehidrimi gjatë takimit me Zelenskin

Më vonë, ajo deklaroi se kishte pirë ujë dhe ndihej më mirë me shëndet.