Ekipet e shpëtimit kanë gjetur të martën kufomat e katër turistëve të mbytur në ujërat e Danubit në Budapest, pas operacionit të nxjerrjes së anijes që u fundos dy javë më parë, teksa barte një grup turistësh nga Koreja Jugore, kanë njoftuar të martën zyrtarët hungarezë.
Anija “Mermaid” u fundos brenda pak sekondash më 29 mars, pasi u përplas në një mur nën urën e kryeqytetit hungarez sherri i shirave të rrëmbyeshëm, ka raportuar “Reuters”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjëzetetetë turistë dhe dy pjesëtarë hungarezë të ekuipazhit kanë humbur jetët në aksidentin më të rëndë në këtë lum gjatë së paku gjysmë shekulli. Kufomat e të gjithë të vdekurve, pos katër sosh, tanimë janë nxjerrë nga ujërat.
“Njëra prej kufomave është gjetur në kabinën e kapitenit”, ka thënë zëdhënësi i forcave speciale hungareze, Nandor Jasenszky, i cili e koordinoi operacionin e nxjerrjes së anijes. “Tani do të bëjmë kërkime të tjera... në pjesët e anijes ku mund të ketë të tjera viktima”, ka thënë Jasenszky.