Një numër i madh i venezuelasve ia ka mësyrë Kolumbisë pak orë pasi presidenti Nicolas Maduro rihapi kufirin me shtetin fqinj, që ishte mbyllur për të mos lejuar hyrjen e ndihmave humanitare.
Pika kufitare në Cucuta, është bërë vend i rëndësishëm për venezuelasit që blinin ushqim matanë kufirit për shkak të krizës së madhe që ka kapluar vendin e tyre, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas Kombeve të Bashkuara, katër milionë venezuelas kanë ikur nga shteti për shkak të krizave ekonomike e humanitare.
Kjo krizë është thelluar edhe më shumë në momentin kur Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione me qëllim që ta rrëzojnë Maduron dhe të sjellin në pushtet opozitarin Juan Guaido.