Botë

Një person ia vë vetes flakën afër Shtëpisë së Bardhë, merr trajtim mjekësor

Një person ia ka vënë vetes flakën në afërsi të Shtëpisë së Bardhë të mërkurën dhe atij i është ofruar trajtimi mjekësor në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Shërbimi Sekret amerikan.

Autoritetet ia kanë ofruar atij ndihmën e parë pas incidentit në “Ellipse”, në afërsi të “Washington Mall”, një zonë e popullarizuar turistike, sipas një postimi në “Twitter”.

Detaje tjera nuk janë vënë në dispozicion.

Ishte ky incidenti i dytë i tillë që nga 12 prilli, kur një person në karrocë ia kishte vënë flakën xhaketës së tij jashtë rrethojave të Shtëpisë së tij.