Botë

Helmi i përhershëm

Kur lufta mbaroi, ish-luftëtari vietnamez, Nguyen Van Bat, u bë baba i katër fëmijëve. Tre prej tyre vuajnë nga humbja e kujtesës, njësoj sikurse ai. E katërta, Nguyen Thanh, e kalon shumicën e kohës e shtrirë në shtrat tek shikon drejt hiçit.

Nguyen Van Bat (69) rri ulur në hapësirën e ndejës në shtëpinë e tij të vogël në qytetin Bien Hoa, rreth gjysmë orë vozitje me veturë nga qyteti verior Ho Chi Ming. Është këmbëzbathur dhe vijat në kanotierën e tij janë zbehur, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjithandej kundërmon lagështi dhe rrobat e porsa lara janë varur kudo nëpër skajet e shtretërve. Familja nuk ka para që t’ia ofrojë vetes një dollap. Duhet që së pari të mendojnë se si të kujdesen për fëmijën e tyre të paaftë, kryesisht pa ndihmën e askujt.

Ndihma që marrin nga shteti është minimale, edhe tani që dy mbesat e tij u mësua se vuajnë po ashtu nga humbja e kujtesës. Krejt këto anomali në familje janë pasojë e një defekti gjenetik, i cili, sipas certifikatës zyrtare, është sipas të gjitha gjasave rezultat i Agjentit Portokalli.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës hodhën më shumë se 45 milionë litra kemikate në Vietnam mes janarit të 1962-s dhe janarit të 1971-s, pos 27 milionë litrash herbicide të tjera. Pjesa më e madhe e sasisë qe spërkatur nëpër pyjet e verilindjes së vendit, afër kufirit me Kamboxhian, ku Nguyen Van Bat ishte i vendosur asokohe.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)