Botë

Imamit në Kabul i vendoset shpërthyes në mikrofonin e lutjeve, 3 të vdekur e 20 të plagosur

Foto: Reuters
 

Të paktën tre persona, përfshirë një imam xhamie, kanë vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi në një xhami në Kabul të Afganistanit, raporton Reuters.

Raportohet se shpërthimi ndodhi në xhaminë Al-Taqwa rreth orës 01:20, kur dhjetëra persona ishim mbledhur për të kryer rite fetare, transmeton Koha.net.