Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani tha se Teherani nuk do të dorëzohet ndaj presionit të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të heq dorë nga qëllimet e tij edhe nëse do të bombardohet.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Irna, citon presidentin Rouhani të ketë thënë se "ne duhet të rezistojmë edhe nëse armiku e bombardon vendin tonë“.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDitë më parë, Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një aeroplanmbajtëse në Lindjen e Mesme, për t’iu përgjigjur, siç është thënë, kërcënimeve nga Irani dhe për të penguar sulmet kundër interesave amerikanë në rajonin e Gjirit Persik.
Zyrtarët e lartë të administratës amerikane i thanë Kongresit se përgjigjja e Uashingtonit ndaj kërcënimeve të supozuara iraniane shmangu sulmet ndaj forcave amerikane.
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo dhe sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan, thanë se objektivi i tyre gjatë ditëve të fundit ka qenë të dekurajojnë Iranin, transmeton rel.
Administrata Trump dyshon se Irani po punon fshehurazi në krijimin e bombës atomike.
SHBA-ja po ashtu e konsideron Iranin si financues të terrorizmit ndërkombëtar - akuza këto që hidhen poshtë nga Republika Islamike.
Tensionet midis dy vendeve janë rritur javëve të fundit, pasi SHBA-ja, pos që ka vënë një varg sanksionesh kundër Iranit, i ka kufizuar edhe vendet e tjera të blejnë naftë nga Irani.