Botë

Prokurorët amerikanë sekuestrojnë të gjitha gjërat e Assanget

Descriptive Text

Prokurorët amerikanë sekuestruan sot çdo gjë që ishte e Julian Assanget gjatë kohës që gjendej në ambasadën e Ekuadorit në Londër, njoftoi WikiLeaks.

Mes këtyre objekteve ka dokumente ligjore, pajisje elektronike dhe kartela klinike. Madje ka edhe dy dorëshkrime të Assanget.

Sipas WikiLeaksit, avokatët e themeluesit të kësaj kompanie nuk u lejuan të jenë të pranishëm.

Nga ana tjetër, avokatët pretendojnë se ky sekuestrim është i jashtëligjshëm.

Assange u nxor nga ambasada e Ekuadorit në kryeqytetin britanik një muaj më parë dhe është duke vuajtur dënimin e 50 javëve burg të shkeljes së lirisë më kusht.

Ndërsa në qershor do të përballet me kërkesën për ekstradim nga SHBA-ja./atsh