Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Papa thirrje gazetarëve: T’i japim fund përhapjes së lajmeve të rreme

Foto: Reuters

Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Francesku bëri thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme.

Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës’, ishin fjalët e Papës.

Ai u kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave te konfliktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingia dhe Jazidi./Atsh/