Bashkimi Evropian duhet ta integrojë Ballkanin Perëndimor me hapa të shpejtë, si mënyrë për ruajtjen e së ardhmes së vet dhe mbrojtjen e rajonit nga ndikimi rus dhe kinez, ka thënë të mërkurën presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.
Gjukanoviqi është politikani me më së shumti vjet në pushtet në shtetin e tij. Ai e ka anëtarësuar Malin e Zi në NATO më 2017 dhe tani është duke e drejtuar përpjekjen e anëtarësimit të këtij shteti në BE, përballë kundërshtimit të ashpër rus, transmeton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMoska, përmes politikës dhe Pekini, përmes huave, synojnë ta “parandalojnë zgjerimin e NATO-s dhe BE-së në Ballkan”, i ka thënë Gjukanoviqi Reutersit përmes një interviste.
Kjo nënkupton se rajoni duhet të jetë “zonë e përgjegjësisë së Bashkimit Evropian dhe interes i saji strategjik”.
“Përderisa BE-ja nuk e kupton atë, druaj se vetë e ardhmja e bllokut mund të jetë në rrezik”, ka thënë ai, duke folur një ditë para se të shpallet verdikti në gjykimin e të akuzuarve për pjesëmarrje në tentim-puçin e 2016-tës kundër tij.
Derisa BE-ja është duke shkurtuar fondet për shtetet e Ballkanit, krahas Bankës Botërore dhe huadhënësve tjerë perëndimorë, Kina është duke e mbushur hendekun.