Trupat tokësore të Izraelit thuhet se po përgatiten të rrethojnë kufirin e Gazës pasi militantët palestinezë gjuajtën më shumë se 450 raketa në territorin e tyre e që vranë qytetarin e parë izraelit nga veprimet ushtarake që nga viti 2014.
Moshe Agadi, 58-vjeçar, baba i katër fëmijëve, u godit në gjoks nga një pjesë e një bombe, gjatë një sulmi me raketa në qytetin e Ashkelonit pranë Rripit të Gazës, raporton Daily Mail.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTetë militantë palestinezë gjithashtu kanë vdekur në sulmet ajrore të cilat ishin pjesë e hakmarrjes së Izraelit që kryeministri Benjamin Netanjahu u zotua që të vazhdojë, transmeton Koha.net.
Një grua shtatzënë dhe një fëmijë njëvjeçar u vranë gjithashtu, por Izraeli pretendon se vdekjet e tyre janë shkaktuar nga një raketë palestineze e paligjshme.
Netanyahu thotë se Hamasi, grupi që udhëheqë me Gazën, po paguan një “çmim të rëndë” për sulmet në vendin e tij.
Ai ka urdhëruar përforcime të armatimit, artilerisë dhe këmbësorisë deri në perimetrin e territorit të rrethuar.