Dy 16-vjeçarë janë shpallur fajtorë për vrasjen e Brianna Ghey, një vajzë transgjinore e cila u ther 28 herë në një park të Anglisë.
Një prej vrasësve, vajzë, që ishte e magjepsur pas videove të torturave në internet, ka thënë se ishte e fiksuar pas Briannas. Ajo dhe Brianna ishin mike për disa muaj para se të fillonte komplotin për vrasjen.
Vrasja e Briannas ka ngjallur frikë për transgjinorët, edhe pse policia pati thënë se motivi i vrasjes nuk ishte për shkak se ajo ishte transgjinore.
Vrasja kishte ndodhur në park dhe u larguan nga aty pasi kaloi një kalimtar aty dhe më pas u panë në kamera, raportoi Guardian.
Të dy adoleshentët kishin shkëmbyer mesazhe duke diskutuar për vrasjen e të tjerë njerëzve. Planet për ta vrarë një djalë dështuan pasi nuk mundën ta bindnin për të ardhur në park.
-
SHBA, burri vret e copëton transgjinoren adoleshente që e njohu përmes aplikacionit
-
38 vjet burgim pa faj
-
Trafikantët e drogës transmetojnë direkt torturat e vrasjet e tri vajzave argjentinase
-
Prokurorët: Robinson ia pranoi partnerit vrasjen e Kirkut
-
Dënimi me vdekje do të kërkohet ndaj të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk