Së paku 16 njerëz u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga shpërthimi i një depoje të armëve në Bagdad të Irakut.
"Një depo armësh ka shpërthyer. Forcat e sigurisë kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun", tha përmes një deklarate Komanda e operacioneve të sigurisë në Bagdad.
Zyrtarë të policisë thanë se shpërthimi duket se është shkaktuar nga armë të rënda, përfshirë granata dhe predha, që mund t'i përkasin një grupi të armatosur.
Shpërthimi ndodhi pranë një xhamie shiite në lagjen Sadër Siti.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vrarë dhe 12 të plagosur në një sulm me bombë në Irak
-
Tre të vdekur e 16 të lënduar në një sulm vetëvrasës në Bagdad
-
Shpërthim në një depo armësh në Siri, së paku 36 veta mbesin të vdekur
-
Arrin në 38 numri i të vdekurve nga shpërthimet në Bagdad
-
Dhjetëra të vdekur nga sulmet vetëvrasëse në Irak