Papa Françesku ka bërë thirrje për evakuimin e refugjatëve, të cilët po mbahen në kampet e ndalimit në Libi, teksa luftimet janë duke u përshkallëzuar.
Duke folur sot pas lutjeve në Vakitan, Papa tha se refugjatët tashmë janë duke u përballur me kushte të vështira në këto kampe. Sipas tij, këto kushte janë përkeqësuar edhe më shumë, për shkak se luftimet po vazhdojnë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Bëj apel, që veçanërisht gratë, fëmijët dhe të sëmurët të mund të evakuohen sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes korridoreve humanitare”, tha Papa Françesku, transmeton rel.
Javën e kaluar, agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara, evakuoi 325 refugjatë afrikanë, të cilët gjendeshin në një kamp të ndalimit në jug të Tripolit, pas përshkallëzimit të dhunës.
Të shtunën, sulmet ajrore goditën kryeqytetin libian, Tripoli, teksa forcat besnike të komandantit Khalifa Haftar, që tri javë janë duke kryer ofensivë për të marrë kontrollin e Tripolit, nga forcat e Qeverisë së Libisë.