Musolinit i hiqet titulli “Qytetar Nderi”

Musolinit i hiqet titulli “Qytetar Nderi”

25 April 2019 21:37

Këshilli bashkiak i Sarnos (Salerno), njëzëri, i hoqi sot qytetarinë e nderit që i ishte dhënë nga administrata e kohës, Benito Musolinit më 23 maj 1923.

Këshilli bashkiak tani duhet vetëm të ratifikojë këtë vendim të miratuar nga ekzekutivi i qendrës së majtë të drejtuar nga kryebashkiaku, Giuseppe Canfora.

“Sipas shumë historianëve, Benito Musolini konsiderohet si urdhëruesi politik i agresionit të ulët kundër Giovanni Amendola me origjinë nga Sarno emrin e të cilit e mban edhe salla e këshillit bashkiak.

Qytetaria e nderit, që iu dha në atë kohë, për më tepër, përkon e papërputhshme me vlerat që mban sot bashkia e Sarnos dhe komuniteti i saj përveç se është në kundërshtim më këtë vendim”, lexohet në tekstin e paraqitur para këshillit bashkiak.

“Nuk mund të jemi edhe qyteti i Giovanni Amendola dhe të kemi si qytetar nderi urdhëruesin e vrasjes së tij”, theksoi kryebashkiaku, Canfora.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme