Gjykata bullgare e dënoi Severin Krasimirov me 30 vjet burgim për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares televizive Victoria Marinova.
Trupi i Marinovës u gjet më 6 tetor të vitit të kaluar në lumin Danub në qytetin Ruse, në veri të Bullgarisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKrasimirov, 21-vjeçar, u shfaq sot nën masa të forta sigurie dhe pranga në sallën e gjyqit, ku ai u deklarua fajtor dhe kërkoi shpalljen më të shpejtë të aktgjykimit.
Hetuesit përfunduan se Krasimirov vetë kreu krimin.
Krasimirov u arrestua në Gjermani, ku u arratis dhe u dërgua në Bullgari, një javë pas vrasjes.
Duke pranuar fajësinë, Krasimirov evitoi burgimin e përjetshëm, transmeton AP.
Ai ka mundësi të paraqesë ankesë kundër aktgjykimit brenda 15 ditëve./ksp