Kampi Al-Hoc në Sirinë verilindore është mbushur me njerëz të zemëruar, pyetjeve të së cilëve nuk po u përgjigjet kush.
Brenda kampit janë gratë dhe fëmijët e militantëve të “Shtetit Islamik” (ISIS). Janë gra e fëmijë të braktisur nga burrat dhe baballarët pas rënies së kalifatit të vetëshpallur, por edhe pas rënies së qeverive të tyre që nuk i njohu kush, shkruan sot Koha Ditore.
Disa prej tyre megjithatë vazhdojnë të mos heqin dorë prej ideologjisë së rrënjosur thellë në to.
“Ne jemi të pamposhtur!” – thonë disa prej grave dhe ua plasin në fytyrë kur i pyesni për sfidat me të cilat po përballen përditë derisa jetojnë pa kryefamiljarët në arrati.
Por ka prej atyre që përgjërohen t’u bëhet një çare dhe të vendosen në çfarëdo shtëpie vetëm e vetëm që të largohen prej kampit të pluhurosur.
Derisa qeveritë perëndimore po reagojnë me ngadalësi dhe pa ndonjë strategji të qartë, shumë fëmijë po vdesin midis shkretëtirës.
Kampi i tmerrit
Ummm Usma, grua belge me prejardhje marokene, thotë se ka ndihmuar gratë dhe fëmijët e Sirisë qe gjashtë vjet prejse ka ardhur në kuadër të ISIS-it....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)