Botë

Votojnë të burgosurit dhe të sëmurët në Maqedoninë e Veriut

Të burgosurit në burgun e Idrizovës, sot kanë votuar për zgjedhjen e presidentit të Maqedonisë së Veriut.

Ata mbajnë radhën në mensën e burgut, e cila sot u shndërrua në vendvotim.

Me kartelat e identifikimit të Shtëpisë Ndëshkuese-Korrektuese, të burgosurit shfrytëzojnë të drejtën demokratike për të votuar në Zgjedhjet Presidenciale.

Ata për TV Alsat, shprehen optimistë se kreu i ardhshëm i shtetit, do t’i ketë parasysh edhe nevojat dhe kërkesat e tyre.

Posa, mbaruan procesin e votimit, të mbikëqyrur nga policia e burgut, të burgosurit u kthyen nëpër qelitë e tyre. Në burgun më të madh të shtetit, të cilët vuajnë dënimet për vepra të rënda penale, autoritetet thonë se në mesin e votuesve ka edhe nga ata të dënuar me burg të përjetshëm.

Sot votën e tyre e kanë hedhur edhe të sëmurit.