Botë

Putin dhe Kim Jong Un takohen brenda prillit

Descriptive Text

Kremlini ka konfirmuar se brenda muajit prill, presidenti rus Putin do të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Ong un.

Sipas deklaratës për shtyp takimi mes të dyve mund të realizohet në datat 24 - 25 në Vladivostok.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin do të takohet me liderin koreanoverior Kim Jong Un në Rusi brenda muajit prill. Lajmi është konfirmuar me anë të një deklarate për shtyp nga Kremlini. Dhe pse data nuk është zyrtarizuar mediat shkruajnë se takimi do të jetë në datat 24 – 35 në Vladivostok.

Më tej në deklaratë saktësohet se Kim Jong Un do të vizitojë Rusinë me ftesë të liderit të Kremlinit, por për momentin nuk ka shumë detaje. Për mundësinë e këtij takimi flitej prej ditësh. Associated Press raporton se Putin ka në program një udhëtim në Kinë dhe se takimi me Kim mund të ndodhë në Vladivostok, një qytet rus pranë kufirit mes Rusisë dhe Koresë së Veriut./abnews