Botë

Shpallet epidemia e fruthit në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka shpallur epideminë e fruthit në gjithë territorin e vendit. Shkas për një vendim të tillë është rritja e numrit të personave të prekur nga kjo sëmundje dhe frika e përhapjes me pasoja më të mëdha.

Sipas komisionit për sëmundjet ngjitëse, nga fillimi i vitit janë regjistruar katër viktima nga fruthi kurse 961 të tjerë janë infektuar, 60 për qind prej të cilëve janë jashtë Shkupit. Sëmundja ngjitëse më së shumti ka prekur fëmijët.