BE-ja ofron ndihmë për “Notre Damen”

BE-ja ofron ndihmë për “Notre Damen”

16 April 2019 11:31

Zjarri në katedralen e “Notre Damit” në Paris është goditje për tërë Evropën dhe e tërë Evropa do të ndihmojë për rindërtimin e saj, kanë deklaruar të martën liderët e Bashkimit Evropian, në Parlamentin Evropian në Strasburg.

“Evropa është lënduar. Franca është lënduar. Parisi është lënduar”, ka thënë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker para ligjvënësve, duke premtuar “solidaritetin” e BE-së, transmeton “Reuters”.

“Që të gjithë jemi në zi”, ka thënë Juncker. “E djeshmja ishte një ditë e tmerrshme për të gjithë ata që e duan Francën dhe që e duan Parisin”, ka thënë ai, përcjell Koha Ditore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme