Java mesatare e punës në BE, më e shkurtra është në Danimarkë Foto: Ilustrim

Java mesatare e punës në BE, më e shkurtra është në Danimarkë

14 April 2019 22:41

Java mesatare e punës në vendet e Bashkimit Evropian zgjat 40.2 orë, ku sipas të dhënave të fundit të Eurostatit nga viti 2017, meshkujt punojnë mesatarisht pak më gjatë 41 orë, derisa femrat 39,3 orë.

Punonjësit në sektorin e minierave punojnë më gjatë - mesatarisht 42 orë, ndërsa java më e shkurtër e punës është në arsim - 38.1 orë.

Java më e gjatë e punës në BE është në Britani të Madhe - 42.1 orë, pasuar nga Zvicra (41.8), Qipro (41.6), Austria (41.3), Greqia dhe Portugalia (41 orë).


Lexoni edhe: 

Shqiptarët paguhen 10 herë më pak sesa evropianët, 2,5 euro për 1 orë pune


Java më e shkurtër e punës është në Danimarkë, i cili është vendi i vetëm ku punohet 37.8 orë.

Në vendet jashtë BE-së të përfshira në anketë, javën më të gjatë të punës e ka Turqia me 49.1 orë.

Hulumtimi i Eurostatit gjithashtu përfshin katër vende në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Java e punës më e shkurtër është në Kroaci - 40.4 orë, pasuar nga Sllovenia me 40.9 orë. Në Maqedoninë Veriore mesatarja është 42.3 orë, ndërsa në Mal të Zi 43.6 orë./KosovaPress

Komentet

Shto koment

Të ngjashme