Presidenti amerikan, Donald Trump, ka folur të enjten për mundësinë e një samiti të tretë me liderin koreanoverior, Kim Jong Un, gjashtë javë pas dështimit të takimit të tyre në Hanoi, Vietnam.
Negociatat mbi denuklearizimin e Koresë së Veriut janë në një pikë të vdekur që prej këtij takimi kokë më kokë në kryeqytetin vietnamez që përfundoi pa përparimin më të vogël konkret.
“Në samit i tretë mund të zhvillohet”, deklaroi Trump pasi priti në Zyrën Ovale homologun e tij koreanojugor, Moon Jae In, transmeton atsh.
I pyetur për gjeste të mundshme humanitare kundrejt regjimit të mbyllur që është duke u mbytur nga sanksionet e OKB-së në lidhje me programet bërthamore dhe balistike, ai nuk ka përjashtuar asgjë, por pa bërë një deklaratë të saktë.
-
Trump i hapur për samitin e tretë me Kimin, por thotë se sanksionet ndaj Koresë Veriore mbesin
-
Trumpi thotë se planifikon të takohet me Kim Jong Unin këtë vit
-
Trumpi thotë se Kim Jong Un dëshiron të takohet sërish
-
Trumpi i hapur për takim të ri me Kimin
-
Bolton nuk e konsideron të dështuar samitin me Kimin në Vietnam