Botë

Emri dhe raportet ndëretnike dominojnë fushatën presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Foto: Reuters
 

Marrëveshja e Prespës dhe emri i ri i shtetit, Maqedonia e Veriut, po dominojnë fushatën elektorale të kandidatëve për president shteti në këtë vend, në veçanti të dy kandidatëve maqedonas, Gordana Siljanovskës të opozitës maqedonase dhe Stevo Pendarovskit të partive në pushtet.

Edhe java e dytë e fushatës ka vazhduar me akuza mes tyre për atë nëse me Marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit të emrit është ruajtur ose jo identiteti maqedonas, nëse kjo marrëveshje garanton të ardhme, nëse sigurohet stabiliteti dhe mirëqenia e qytetarëve.