Murgu budist, Dalai Lama, është dërguar në spital në kryeqytetin indian, New Delhi, me një infeksion në gjoks, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Ndihmësi i tij personal, Tenzin Taklha, tha se kishte fluturuar në New Delhi nga kodra e qytetit ku edhe po jetonte, pasi u ankua për një shqetësim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUdhëheqësi shpirtëror 83-vjeçar i Tibetit u arratis në Indi 60 vjet më parë pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez, transmeton ksp.
Laureati i Nobelit për paqe është jashtëzakonisht popullor, por ka reduktuar angazhimet e tij globale në vitet e fundit.
“Mjekët e kanë diagnostikuar atë me një infeksion në gjoks dhe po trajtohet për këtë, gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme , dhe do të trajtohet për dy-tre ditë këtu”, tha Tenzin Taklha për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton KosovaPress.