Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Dalai Lama shtrihet në spital

Murgu budist, Dalai Lama, është dërguar në spital në kryeqytetin indian, New Delhi, me një infeksion në gjoks, por raportohet se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.

Ndihmësi i tij personal, Tenzin Taklha, tha se kishte fluturuar në New Delhi nga kodra e qytetit ku edhe po jetonte, pasi u ankua për një shqetësim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Udhëheqësi shpirtëror 83-vjeçar i Tibetit u arratis në Indi 60 vjet më parë pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez, transmeton ksp.

Laureati i Nobelit për paqe është jashtëzakonisht popullor, por ka reduktuar angazhimet e tij globale në vitet e fundit.

“Mjekët e kanë diagnostikuar atë me një infeksion në gjoks dhe po trajtohet për këtë, gjendja e tij tashmë është e qëndrueshme , dhe do të trajtohet për dy-tre ditë këtu”, tha Tenzin Taklha për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton KosovaPress.