Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka mbetur mbrapa kundërshtarit të tij kryesor në disa sondazhe, që janë mbajtur pak para zgjedhjeve në Izrael, ndonëse ai ende ka mundësi për të formuar Qeverinë që t’i mundësonte një mandat të pestë në pushtet.
Netanyahu, që ka dominuar politikën e Izraelit për gjenerata të tëra është duke luftuar për mbijetesë politike kundër ish-gjeneralit, Benny Gantz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, rezultati përfundimtar do të dihet vetëm në ditën e zgjedhjeve, përkatësisht në ditën e martë.
Deri më tani, asnjë parti nuk ka fituar një shumicë në Parlamentin me 120 ulëse, që nënkupton se do të kalojnë ditë e madje javë derisa të përfundojnë negociatat për koalicion.
Agjencia e lajmeve Reuters, ka përmendur se paditë penale të mund të ngriten kundër Netanyahut, i cili ka mohuar çdo keqbërje në tri raste të supozuara për ryshfet dhe mashtrime tjera, mund t’i zbehin të ardhmen e tij politike.
Në sondazhin e fundit të realizuar të premten, Partia e qendrës, e Kaltër dhe Blu, në krye me Gantz, pritet të fitojë 30 ulëse në Parlament, derisa partia Likud e Netanyahut 26 ulëse, ka raportuar e përditshmja, Yedioth Ahronoth.