Botë

Sfida e qeverisë gjermane: Përkrahësja e ISIS-it kthehet në Gjermani

Sfida e qeverisë gjermane: Përkrahësja e ISIS-it kthehet në Gjermani

E para përkrahëse e të ashtuquajturit, Shteti Islamik kthehet nga Siria në Gjermani. Kjo përbën një sfidë për qeverinë gjermane. Sepse presioni për të ripranuar xhihadistë të tjerë është duke u shtuar.

Ditën e enjte ndodhi ajo që autoritetet gjermane e mendonin të pamundur: Një 31 vjeçare gjermane, përkrahëse e të ashtuquajturit Shtet Islamik (IS), së bashku me tre fëmijët u largua nga një kamp i milicëve kurdë YPG në veri të Sirisë dhe u dërgua në kufirin turk, ku u mor në dorëzim nga autoritetet turke. Ata e dërguan atë në qytetin Gaziantep, qytet turk me dy milionë banorë, raporton DW.