Botë

Macron mbledh në Paris krerët e BE-së, Kinës dhe Gjermanisë, kërkon fuqizimin e multilateralizmit

Macron mbledh në Paris krerët e BE-së, Kinës dhe Gjermanisë, kërkon fuqizimin e multilateralizmit

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka pranuar të marten rivalitetet historike midis Bashkimit Evropian dhe Kinës, teksa u ka bërë thirrje dyjave që ta fuqizojnë multilateralizmin.

“Do të donim të arrihej përparim drejt ripërtëritjes së multilateralizmit. Kemi dallime, është e qartë se në histori, fuqia nuk shkon pa rivalitet dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë gjë”, ka thënë Macron pas takimit me presidentin kinez, Xi Jinping, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.