Stoltenberg: Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë

Stoltenberg: Gjeorgjia do t’i bashkohet NATO-s pavarësisht kundërshtimeve të Rusisë

25 March 2019 14:30

Gjatë vizitës në Gjeorgji, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ky vend do t'i bashkohet NATO-s, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme të Krmelinit.

Stoltenberg takoi në Tbilisi zyrtarët gjeorgjianë dhe ndoqi një stërvitje ushtarake midis NATO-s dhe Gjeorgjisë.

Duke folur përkrah kryeministrit gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze, ai tha se 29 vendet anëtare të NATO-s “kanë deklaruar qartë se Gjeorgjia do të bëhet anëtare e NATO-s”.

“Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për ta përgatitur anëtarësinë e Gjeorgjisë. Nuk pranojmë që Rusia ose ndonjë fuqi tjetër të vendosë”, tha Stoltenberg.

Bakhtadze, në anën tjetër, tha se “anëtarësimi në NATO është zgjedhje e popullit gjeorgjian”.

Në samitin e vitit 2008 në Bukuresht, NATO është pajtuar që Gjeorgjia të bëhet anëtare, por nuk ka caktuar ndonjë datë, përcjell rel .

Në gusht të 2008-ës, Gjeorgjia dhe Rusia kanë bërë një luftë të shkurtër.

Pas luftimeve, Rusia ka lënë mijëra trupa në rajonet e shkëputura të Gjeorgjisë - Abkhazi dhe Oseti të Jugut - dhe i ka njohur ato si shtete të pavarura.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme