Një raketë e shkrepur të hënën në mëngjes nga Rripi i Gazës ka goditur një shtëpi në Izraelin qendror, duke plagosur shtatë veta dhe duke e nxitur kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu që ta ndërprejë para kohe vizitën në Washington.
Zhvillimet i kanë dhënë hov mundësisë për një përplasje të madhe, pak para zgjedhjeve që pritet të mbahen në Izrael, raporton “Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Sulmi me raketë ka goditur një shtëpi me banorë në komunitetin Mishmeret, në veri të qytetit izraelit, Kfar Saba, duke plagosur gjashtë anëtarët e familjes që jetonin aty. Shërbimi emergjent izraelit ka bërë të ditur se shtatë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Sirenat e mëngjesit kanë alarmuar banorët e kësaj zone në Izrael, duke bërë që ata t’ia mësyejnë strehimoreve nëntokësore. Një shpërthim i fuqishëm ka pësuar. Ushtria izraelite ka thënë se raketa ishte shkrepur nga Rripi i Gazës.
Netanyahu, në Washington për takim me Donald Trumpin, ka mbajtur konsultime emergjente me zyrtarët ushtarakë në Izrael dhe ka vendosur që ta nderprejë vizitën e tij para kohës, duke anuluar fjalimin e planifikuar në një konferencë të “Aipac”-ut dhe takimet me liderët e Kongresit amerikan.
-
Të paktën 12 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza
-
Izraeli bombardon Gazën pas sulmit me raketë në Tel Aviv
-
Të paktën gjashtë të vrarë në sulm raketor në Izraelin qendror
-
Të paktën 10 palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
-
Izraeli vret 40 palestinezë në Gazë, teksa Netanyahu e Trumpi bisedojnë për armëpushim