Ushtria izraelite ka vrarë dy palestinezë të martën, pasi kanë hedhur eksploziv në drejtim të policisë që ishte pozicionuar në afërsi të një vendi të shenjtë në qytetin Nabulus.
Palestinezët, që shumë prej tyre nuk janë të lidhur me grupet e armatosura, kanë kryer një seri sulmesh në Bregun Perëndimor gjatë viteve 2015 dhe 2016, por këto sulme janë rralluar që prej kësaj periudhe, raporton KTV.
Izraeli pushtoi Bregun Perëndimor në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.
Palestinezët kërkojnë të themelojnë shtetin e tyre në këtë rajon dhe në rripin e Gazës.