Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ç’kuptim ka shenja që bëri terroristi kur doli para gjykatës

Brenton Tarrant, 28 vjeçi që la të vdekur 49 persona në dy xhami në Zelandën e Re, e mbi 40 të plagosur, sot doli para gjykatës.

Tarrant, i cili refuzonte të flasë dhe rrinte me kokë ulur, shfrytëzonte vetëm gishtërinjtë si sinjal për “OK”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Ky sinjal me gishtërinj që përdori Tarrant siç edhe shihet në foto, përdoret nga grupe të famshme “të fuqisë së të bardhëve” anembanë botës, apo ndryshe njihet si përshtatje nga supermarcistët e bardhë.

Avokati i tij, që u paraqit bashkë me të në Gjykatën e Lartë, asnjëherë nuk kërkoi lirimin e tij me kusht.

Al Jazeera raporton se gjatë gjithë kohës, Tarrant mbante kokën ulur, qeshte dhe përdorte sinjalin “OK” me duar.