I akuzuari kryesor në sulmet terroriste në dy xhami në Christchurch, Brenton Tarrant, është shfaqur përpara gjykatës mëngjesin e së shtunës sipas kohës lokale në Zelandën e Re.
Me veshjen e bardhë të të burgosurve dhe me pranga në duar, 28-vjeçari është akuzuar vetëm për vrasje, por pritet që mbi të të rëndojnë edhe të tjera akuza.
Ai do të mbetet në paraburgim deri më 5 prill kur është caktuar seanca e ardhshme.
Edhe dy të tjerë janë në paraburgim, ndërsa asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penal.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacnda Ardern, tha se Tarrant kishte pesë armë dhe zotëronte licencë për mbajtje armësh, duke paralajmëruar se do të ketë ndryshime në ligjet për armëmbajtje.
Artikuj të ngjashëm
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re s'e pranon fajësinë
-
Sulmuesi në xhamitë në Zelandë të Re akuzohet për terrorizëm
-
Sulmuesi i xhamive në Zelandën e Re ngarkohet me 50 akuza për vrasje
-
Personi që vrau 51 myslimanë në Zelandë të Re do ta apelojë dënimin e përjetshëm
-
Singapori arreston një 16-vjeçar, planifikonte sulm në dy xhami