Botë

AI: Gratë në Iran sulmohen për kodin e veshjes

AI: Gratë në Iran sulmohen për kodin e veshjes
 

Videot e shpërndara në mediat sociale së voni tregojnë “nivele tronditëse të abuzimit” të grave në Iran nga policia e moralit dhe “bandat” pro-qeveritare, që përpiqen të zbatojnë kodin strikt të veshjes në këtë vend, tha organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International.

“Ligjet e detyrueshme të Iranit për hixhabet nuk janë vetëm thellësisht degraduese dhe diskriminuese, por përdoren edhe për të justifikuar sulmet e dhunshme ndaj grave dhe vajzave në rrugë”, tha përmes një deklarate Philip Luther, drejtor i programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, pranë Amnyesty International, raporton REL.