Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

15 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 15 raste të reja me COVID-19.

Sipas kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2,550 teste të personave të dyshuar për koronavirus.

Ministria po ashtu ka njoftuar se të mërkurën nuk është regjistruar asnjë viktimë derisa numri i rasteve aktive është 234.