Në Maqedoni të Veriut gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 15 persona si pasojë e COVID-19.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shënuar edhe 361 raste të reja, nga testimi i 4,982 të dyshuarve për koronavirus.
Numri i rasteve aktive me COVID-19 është 5,620.
Që nga fillimi i pandemisë, në këtë shtet nga rreth 218,000 persona të diagnostikuar me COVID-19, kanë vdekur 7,710 persona.
Artikuj të ngjashëm