Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

12 të vdekur e 327 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni të Veriut

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në këtë shtet janë shënuar 12 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19.

Sipas njoftimit, janë regjistruar edhe 327 raste të reja me COVID-19, nga testimi i 2,740 të dyshuarve për koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 325 pacientë nga virusi.