Piloti i aeroplanit të rrëzuar në Etiopi kishte raportuar për probleme me t’u nisur
Piloti i aeroplanit të rrëzuar në Etiopi kishte raportuar për probleme me t’u nisur
157 persona kanë vdekur, pasi një aeroplan u rrëzua pak pasi u nis nga Etiopia për në Kenia. Në aeroplanin e “Ethiopian Airlines-it” ishin 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit.
Autoritetet kanë thënë se ende është herët për ta kuptuar arsyen e rrëzimit. Megjithatë, aksidenti ndodhi vetëm 6 minuta pasi aeroplani u nis.
Piloti kishte raportuar probleme dhe kërkoi të kthehej sërish në aeroportin në Addis Ababa, tha kompania ajrore, transmeton KTV.
“Në këtë moment nuk mund të përjashtojmë asgjë”, u tha gazetarëve Tewolde Gebremariam, drejtori i kompanisë ajrore.
Një dëshmitar i tha BBC-së se zjarr i madh shpërtheu sapo aeroplani ra në tokë dhe gjithçka u dogj. Në mesin e viktimave ka kenianë, kanadezë, amerikanë, britanikë, francezë, serbë e sllovakë.
Asnjë i mbijetuar nga rrëzimi i aeroplanit në Etiopi
Aeroplani i linjës ajrore të Etiopisë, i cili u rrëzuar menjëherë pas nisjes nga Addis Ababa, e që kishte 149 pasagjerë e 8 pjesëtarë të bordit, raportohet të kenë vdekur të gjithë.
Në aeroplan ishin 33 nacionalitete të ndryshme.
Një dëshmitar tha për BBC se kishte parë një zjarr të fuqishëm që ka goditur tokën.
Në një njoftim më herët, kompania ajrore tha se kërkim-shpëtimi po zhvillohet rreth zonës ku është përplasur aeroplani.
Rrëzohet aeroplani që fluturonte nga Etiopia në Kenia me 149 pasagjerë
Një aeroplan është rrëzuar gjatë fluturimit nga kryeqyteti etopian për në Kenia, kryeqytetin Nairobi.
Siç raporton BBC, në aeroplan kanë qenë 149 pasagjerë dhe 8 pjesëtarë të bordit.
Disa media raportojnë se nuk ka asnjë të mbijetuar, transmeton Koha.net.
Kryeministri e Etiopisë Abiy Ahmed, përmes Twitterit ka ngushëlluar familjet e të vdekurve.
© KOHA

Mbi 1,000 të vdekur në Brazil për të katërtën ditë radhazi

Trumpi nderohet me çmimin më të lartë të Marokut për marrëveshjen me Izraelin

Ish-ushtarët kryengritës e plani për vrasje: Ana e errët e zaptimit në Capitol

Mbi dy milionë të vdekur nga koronavirusi në botë

SHBA-ja ul numrin e trupave në Afganistan në 2.500

Britania merr masa të reja për të parandaluar variantet e reja të COVID-19

Koreja e Veriut prezanton armatimin e ri, synon nëndetësen bërthamore

Deri në fund të shkurtit do të vaksinohen 4 milionë francezë

Erdogani nuk tërhiqet nga S-400, por synon edhe aeroplanët amerikanë

Turma që bastisi Capitolin synonte “kapjen dhe vrasjen e ligjvënësve”

Mocion mosbesimi ndaj qeverisë sllovene
