Një mashkull në Britaninë e Madhe është bërë personi i dytë në mbarë botën që është pastruar nga virusi HIV pasi iu transplantua palca e eshtrave nga një dhurues rezistent ndaj këtij virusi.
Pothuajse tri vite pas këtij transplanti, që u dhurua nga një donator me një mutacion të rrallë gjenetik që i rezistonte infeksionit HIV, dhe 18 muaj pas terapisë, testet treguan se nuk ka asnjë shenjë të infeksionit vdekjeprurës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLajmi është dhënë nga Ravindra Gupta, udhëheqës i grupit të doktorëve të cilët u morën me mjekimin e pacientit. Ai shtoi se personi, i quajtur “Pacienti i Londrës”, nuk mund të quhet ende se është pastruar plotësisht, pasi mbikëqyrja do të vazhdojë, përcjell ksp.
Ky është rast i njëjtë si ai i njohur si “Pacienti i Berlinit”, amerikani Timothy Brow që iu nënshtrua së njëjtës terapi dhe rezultoi me shërimin e plotë të tij.
SIDA ka marrë jetën e 35 milionë njerëzve në mbarë botën që kur u shfaq për herë të parë në vitin 1980 dhe 37 milionë të tjerë llogariten të jenë të infektuar me HIV.