Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, do të vizitojë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut duke u bërë kështu kryeministri i parë grek që bën një vizitë të tillë në Shkup.
“Së shpejti do të bëhem kryeministri i parë i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion, e më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Tsipras gjatë fjalimit të tij në një forum ekonomik, transmeton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtetet që i dhanë fund mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë pritet të bashkëpunojnë në ekonomi, turizëm, energji, ushtri dhe polici. Ndërsa, Maqedonia do të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake të NATO-s, pasi të gjithë aleatët të ratifikojnë pranimin e saj.