Kryeministri i Greqisë dhe ai i Maqedonisë kanë arritur në rajonin kufitar të Prespës të dielën për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes të vjetër mes dy vendeve për shkak të emrit të Maqedonisë.
Alexis Tsipras i Greqisë dhe Zoran Zaev i Maqedonisë ishin dëshmitarë të nënshkrimit të marrëveshjes nga ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve, raporton Reuters.
Tani Maqedonia që e njohëm deri më tani do të quhet “Republika e Maqedonisë Veriore”, transmeton Koha.net.
Zaev në ceremoni arriti me një jaht të shpejtë, ku u prit nga Tsipras në palën greke të liqenit, ku u përqafuan ngrohtësisht.
Marrëveshja duhet të aprovohet nga të dyja parlamentet dhe në Maqedoni do t'i nënshtrohet një referendumi.
-
Krejt çka ndodhi rreth marrëveshjes për emrin e Maqedonisë
-
Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë e Veriut
-
Qeveria e Maqedonisë vendos tabelën me emrin e ri të shtetit, edhe në gjuhën shqipe
-
Tsipras, kryeministri i parë grek që do të vizitojë Maqedoninë e Veriut
-
Emri i Maqedonisë së Veriut arrin në zyrat e OKB-së, së shpejti zyrtarizohet