Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, do të vizitojë zyrtarisht Maqedoninë e Veriut duke u bërë kështu kryeministri i parë grek që bën një vizitë të tillë në Shkup.
“Së shpejti do të bëhem kryeministri i parë i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion, e më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Tsipras gjatë fjalimit të tij në një forum ekonomik, transmeton KTV.
Shtetet që i dhanë fund mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë pritet të bashkëpunojnë në ekonomi, turizëm, energji, ushtri dhe polici. Ndërsa, Maqedonia do të bëhet anëtari i 30-të i aleancës ushtarake të NATO-s, pasi të gjithë aleatët të ratifikojnë pranimin e saj.
-
Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Maqedoninë e Veriut
-
Tsipras, kryeministri i parë grek që viziton Shkupin
-
Qeveria e Maqedonisë vendos tabelën me emrin e ri të shtetit, edhe në gjuhën shqipe
-
Greqia afër kompromisit për emrin e Maqedonisë së Veriut
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Greqisë e Maqedonisë për emrin e ri