Ministri i jashtëm i Venezuelës tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara po përpiqeshin të rrëzonin qeverinë e Nikolas Maduro dhe sugjeruan bisedime me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, një ide që administrata e këtij të fundit e refuzoi menjëherë.
Jorge Arreaza, duke iu drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, sugjeroi që Maduro dhe Trump të takoheshin për “t’u përpjekur të gjenin një bazë të përbashkët dhe të shpjegonin dallimet mes tyre”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi tha gjithashtu se vendi i tij kishte humbur 30 miliardë dollarë në asete “të konfiskuara” që nga nëntori 2017-ës, për shkak të sanksioneve, transmeton tch.
Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence përjashtoi perspektivat e bisedimeve. “E vetmja gjë për të diskutuar me Maduro në këtë pike, është koha dhe data e largimit të tij”, tha Pence në Twitter, duke shuar pa u ndezur mire, idenë e dialogut. “Për t’u kthyer demokracia dhe për të rindërtuar Venezuelën, Maduro duhet të largohet sa më shpejt”, tha Pence.
Dhjetra diplomatë, kryesisht nga vendet e Amerikës Latine, dolën jashtë ndërsa Arreaza filloi të fliste, ndërsa disa ambasadorë evropianë bojkotuan fjalimin.
Shtetet e Bashkuara dhe dhjetëra vende të tjera kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si presidenti legjitim i Venezuelës, por Maduro ende kontrollon institucionet ushtarake, shtetërore dhe kompaninë e naftës Petroleos de Venezuela SA, e cila siguron 90 për qind të të ardhurave të eksportit të vendit.
Maduro gjithashtu “është gati për dialog” me opozitën venezueliane, tha Arreaza. “Ka një përpjekje nga fuqitë e jashtme për të rrëzuar një qeveri të zgjedhur dhe kjo shkon kundër të gjitha rregullave të së drejtës ndërkombëtare”, tha Arreaza.