Një gjykatë në Izrael ka dënuar ish-ministrin e energjisë, Gonen Segev me 11 vjet burgim për spiunim te shteti kundërshtar, Irani.
Prokurori, Geula Cohen u ka thënë gazetarëve në gjykatën në Jerusalem më 26 shkurt, se gjyqtari ka marrë vendim kundër Segev, pasi ky i fundit ka pranuar fajësinë për akuzat rreth spiunimit dhe bartjes së informatave në Iran.
Seancat e gjykatës janë mbajtur në një vend sekret për shkak të natyrës së këtij rasti.
Segev, i cili ka shërbyer si ministër i Energjisë nga 1995 deri më 1996, në kohën e udhëheqësisë së kryeministrit, Yitzhak Rabin, ishte dënuar më 2005 për tentim të kontrabandimit të 32,000 pilulave të ekstazisë, të mbështjella me produkte ushqimore, nga Holanda në Izrael, raporton REL.
Ish-ministri është liruar nga burgu më 2007 dhe ka jetuar për gati 10 vjet në Nigeri, meqë veprimtaria e tij mjekësore i ishte ndaluar në Izrael.
Në maj të vitit 2018 ai është ekstrduar nga Guinea Ekuatoriale në Izrael.
Edhe
Ish-ministri izraelit pranon fajësinë për spiunim për Iranin, dënohet me 11 vjet burgim
Shërbimi i sigurisë, Shin Bet, ka thënë se Segev ka shërbyer si agjent në shërbimet e inteligjencës iraniane dhe kanë vizituar Iranin dy herë.
Ky shërbim ka thënë se Segev ka tentuar të krijojë lidhje mes qytetarëve izraelitë, që kanë pasur lidhje me sektorë të sigurisë së Izraelit me agjentët iranianë.
Ai po i ka ofruar Iranit “informacione të lidhura me sektorin e energjisë, të sigurisë, dhe atë politik”.
-
Punëtori i ministrit izraelit të Mbrojtjes burgoset se ofroi ta spiunonte tek Irani
-
Ministri izraelit shpërndan video duke abuzuar aktivistët ndërkombëtarë, reagon bota
-
Gjermania dënon me gjashtë vjet e gjysmë burgim një ish-anëtar të Hezbollahut
-
Autoritetet iraniane pretendojnë se kanë arrestuar 20 spiunë të Izraelit