Presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi kryeministrin grek, Alexis Tsipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.
‘’Marrëveshja është një arritje historike për Ballkanin dhe gjithashtu dëshmon guximin e udhëheqjes së Tsiprasit’’, theksoi Trump.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi se ‘’Greqia ka provuar të jetë një shtyllë stabiliteti në një rajon kompleks”.
”Kjo marrëveshje do të frymëzojë vendet e tjera në rajon për të zgjidhur problemet e tyre dypalëshe”, thekson Trump.
”Greqia është një aleate e rëndësishme dhe një partnere e SHBA… ne duam të vazhdojë bashkëpunimin për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”, përfundoi ai.