Ambasadori i Francës në Itali pritet të kthehet në Romë sot.
Ai u thirr në Paris më 7 shkurt, pas një sërë kritikash që politikanët italianë i bënë në drejtim të Francës. Shkak për këtë është bërë një takim që ka mbajtur ku zëvendëskryeministër italian, Luigi Di Maio, me protestuesit “Jelekverdhë” në Francë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLEXO EDHE: Franca tërheq ambasadorin nga Roma pasi zv.kryeministri italian u takua me “jelekverdhët”
Ky vendim njëherësh ka qenë i pari i llojit të tillë, që Franca e thërret të dërguarin e saj nga Roma, prej kohës së Luftës së Dytë Botërore.
“Franca ka qenë, për disa muaj shënjestër e sulmeve të pabaza dhe deklaratave të turpshme”, pati thënë ministria e Jashtme e Francës, transmeton rel.
Në muajin janar kryeministri italian, Giuseppe Conte, akuzoi Francën dhe Gjermaninë se po përdorin një retorikë boshe pro-evropiane, ndërkohë që po ndjekin interesat e tyre kombëtare ku janë në pyetje çështjet e emigracionit, industrisë dhe diplomacisë ndërkombëtare.