Botë

Rusia tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore

Rusia tërhiqet nga Traktati i Forcave Bërthamore
 

Presidenti rus, Vladimir Putin ka njoftuar se Rusia ka pezulluar obligimet e saj që dalin nga Traktati për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme veprimi, që njihet me shkurtesën INF, vetëm një ditë pasi Shtetet e Bashkuara njoftuan për vendim të ngjashëm.

Putin është takuar sot me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe atë të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për të diskutuar lidhur me vendimin e SHBA-së, transmeton rel.