Botë

Gjermania nxit punësimin e migrantëve

Gjermania nxit punësimin e migrantëve
 

Qeveria gjermane kërkon të mbështesë integrimin më të shpejtë të migrantëve në tregun gjerman të punës. Agjencia Federale e Punës dhe e ngarkuara për Integrimin, Widmann-Mauz nënshkruan një marrëveshje.

Integrim përmes punës. Qeveria gjermane kërkon të çojë përpara punësimin e migrantëve në Gjermani. Të hënën (28.01) e ngarkuara e qeverisë gjermane për Integrimin, Annete Widmann-Mauz (CDU) nënshkroi bashkë me Agjencinë Federale të Punës një marrëveshje bashkëpunimi në Berlin. Me këtë marrëveshje synojmë të "çojmë përpara me intensitet e të bashkuar integrimin në e përmes punës", tha politikanja gjermane. Sipas saj një bashkëpunim që synohet të jetë i vazhdueshëm do të synojë të përmirësojë shanset e migrantëve në tregun e punës dhe të reduktojë rreziqet e diskriminimit. Mbështetje do të ofrohet sidomos në momentin e kalimit nga shkolla në jetën e punës.